ARIA DDD shpk është një lider në tregun e dezinfektimit dhe pastrimit, duke ofruar shërbime të avancuara dhe zgjidhje inovative për klientët tanë të çmuar. Ne kuptojmë rëndësinë e një ambienti të pastër, sidomos në kohët kur higjiena dhe siguria janë thelbësore për të mbrojtur shëndetin tonë.
Ekipi ynë i përbërë nga profesionistë të kualifikuar dhe të trajnuar mirë, përdor teknologjinë më të fundit dhe produkte të certifikuara për të siguruar një dezinfektim të shkëlqyeshëm në ambiente të ndryshme. Në kohën kur mikroorganizmat dhe bakteret vazhdimisht sfidojnë shëndetin tonë, ne veprojmë në mënyrë proaktive si , ambientet komerciale, institucionet shëndetësore, restorantet, hotelet dhe ambiente të tjera të ndryshme.
Të gjitha produktet dhe metodat e përdorura nga ARIA DDD shpk janë të miratuara nga autoritetet përkatëse shëndetësore dhe janë të sigurta për mjedisin dhe personat që ndodhen në të.
Dezinfektimit është një metodë që përdor masat preventive për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e mikrobeve dhe ndotësve në ambientet e caktuara.
Metoda e përjashtimit përdoret për të kufizuar hyrjen e mikrobeve ose ndotësve duke ndërmarë hapa për të ndaluar qasjen e tyre në ambientet e dëshiruara.
Pastrimi është një proces i përdorimit të produkteve dhe teknikave të përshtatura për të pastruar dhe dezinfektuar ambientet duke eliminuar mikroorganizmat dhe substancat të dëmshme për shëndetin.