Aria DDD

Dezinsektim

>

>

Dezinsektim

Dezinsektimi është një process që merret me luftimin e insekteve fluturuese dhe zvarritëse të një spektri të gjerë si:

  1. Miza fluturuese e cila rritet në ambiente ku ka prodhim ushqimi si: restorante, pastiçeri, ferma me kafshë etj. Në vëndet ku qëndron kjo lloj mize, kontaminon ushqimeiet.

  2. Grerëza e cila nga pickimi i saj ndodh një reaksion i fuqishëm ku rrezikohet jeta e njeriut dhe në disa raste duhet ndihma mjeksore.

  3. Mushkonja Tigër e cila është një nga insektet e përhapjes së infeksioneve të ndryshme si malarja, ethet e Nilit, fruthi etj. Është një insekt që ndodhet kryesisht në zonat moçalore dhe kënetore si Myzeqeja.

Gjithashtu jan edhe insekte zvarritëse si milingona, merimanga, akrepat etj. Ku këta të fundit shkaktojnë alergji dhe reaksion te njerëzit. Ndodhen në çdo ambient të pa dezinfektuar siç janë zyra, banesa, hotele etj.

Prandaj, është e rëndësishme të keni një partner të besueshëm që të ndihmojë në menaxhimin dhe kontrollin e popullsive së insekteve.

ARIA DDD shpk ka një ekip të trajnuar mirë dhe të kualifikuar ku me përdorimin e teknikave dhe produkteve të fundit, ne ofrojmë një dezinsektim të efektshëm dhe të zgjatur që parandalon rikthimin e insekteve të dëmshme në ambientet tuaja.

Ne përdorim vetëm produkte të miratuara nga autoritetet e kompetenta, të cilat janë të sigurta për njerëzit dhe mjedisin. Kujdesi për shëndetin dhe sigurinë është prioriteti ynë kryesor. Gjithashtu, ARIA DDD shpk ka një qasje të ndërgjegjshme ndaj mjedisit dhe përdor metodat më të mira për të reduktuar ndikimin tonë në ambientin e jashtëm.

Pavarësisht nga madhësia dhe tipi i ambientit tuaj, ne kemi kapacitetin dhe njohuritë për të ofruar zgjidhje të personalizuara për nevojat tuaja specifike. Ekipi ynë i ekspertëve do të zhvillojë një plan të veçantë dezinsektimi për të adresuar problemet aktuale dhe për të parandaluar probleme të ngjashme në të ardhmen.

Mbajtja nën kontroll

1. Parandalimi

Parandalimi përfshin zbatimin e masave preventive për të parandaluar hyrjen e insekteve në ambient, duke zbatuar barrierat fizike ose kimike për të parandaluar hyrjen e tyre.

2. Asgjësimi

Hapi i asgjësimit përdoret për të kufizuar hyrjen e insekteve duke identifikuar dhe mbyllur të gjitha pikat e hyrjes potenciale, duke përdorur qasje të mbyllura ose rrethime të jashtme.

3. Pastrimi

Pastrimi dhe dezinfektimi i  ambienteve duke përdorur produkte dhe teknika të përshtatura për të eliminuar burimet e ushqimit të insekteve dhe për të shkatërruar popullatat ekzistuese.